Një gjykatë në Shkup dha sot vendimin e saj në rastin brutal të vrasjes që tronditi Maqedoninë e Veriut. Vrasësit e 14-vjeçares Vanja Gjorcevska u dënuan sot me burgim të përjetshëm.
Vajza u zhduk më 27 nëntor 2023, në rrugën e saj për në shkollë në orën 7:25 të mëngjesit, dhe u gjet e vdekur në fillim të dhjetorit pranë fshatit Orman.
Ljupço Palevski Palco, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishev u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorcevska dhe Pance Zezovski.