Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës.
Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj.
Duke filluar qe nga pesha ideale, aktivizimi i metabolizmit dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare apo diabetit.
Më poshtë janë të renditura gjitha mënyrat si ta bëni tuajën këtë rutinë.
Flini mirë
Çelësi i një rutine të mirë mëngjesi është gjumi i mirë gjatë natës.
Hiqni dorë nga televizori apo telefoni 1 orë para se të shkoni për të fjetur dhe të nesërmen do të zgjoheni sërish plot energji.
Gjithashtu evitoni kafeinën, alkoolin, dëgjoni muzikë relaksuese, krijoni një rutinë kur shkoni për të fjetur dhe mos pushoni shumë gjatë ditës.
Zgjohuni herët
Në mënyrë që të krijoni kohë për çdo aktivitet gjatë një dite duhet të zgjoheni herët.
Kjo vlen edhe për vrapin pa dyshim.
Vendosni një alarm herët në mëngjes dhe mbani afërt krevatit rrobat sportive që do të përdorni për vrapin apo ecjen tuaj të mëngjesit.