Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta, do të nisë pas disa ditëve.
Votat e diasporës do të jenë vendimtare në këto zgjedhje, ato do të përzgjedhin kandidatin dhe partinë kryesore për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, shkruan infoline-news.
Meqenëse KQZ-ja ka ardhë në fund të numërimit të votave, dy partitë kryesore, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë afër njëra tjetrës.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25,53%, e dyta vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,83%.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 21,21%. Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 11,51% dhe koalicioni Nisma-AKR-PD ka shkuar në 4.94 për qind të votave,
16 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora do ta përcaktojnë fituesin kryesor të zgjedhjeve.