Sot nis numërimi i votave të ardhura nga diaspora, e që numri I tyre është rreth 15.500 zarfe.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se numërimi do të fillojë sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, shpreht Elezi.
Numërimi i këtyre votave do të fillojë prej orës 10:00, ndërkohë që KQZ më herët kishte bërë të ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.
Ndryshe, sipas rezultateve të votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind, PDK 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD 11.57 për qind, koalicioni Nisma-AKR-PD 4.96 për qind.