Volkswagen është duke tërhequr mbi 260 mijë vetura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arsyeja është një pompë e vendosur në rezervuar që thuhet se mund të rrjedhë gazin, që mund të çojë deri në shpërthim zjarri, raporton CNN.
Në këtë tërheqje përfshihen lloje të ndryshme të Volkswagen, si Golf, Golf GTI, Golf Sportwagen, Jetta dhe Audi A3s, modelet midis 2015 dhe 2020.
Gjiganti do të dërgojë letra nga mesi i prillit drejt pronarëve të veturave që bëjnë pjesë në këtë tërheqje nga tregu. Ata do t’i dërgojnë automjetet e tyre, ku pompa do të zëvendësohet pa kosto shtesë.