Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet që t’i ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
LEXO EDHE: Ja si tallet me LDK’në humoristi Vedat Bajrami
Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo
më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje
rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti,
me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më
3 qershor.
Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës
së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme,
personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri
(3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të
vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.