“Vjen me Range Rover, duhet ta njohësh”, Zaimina Vasjari del në përgjimet e policëve të arr’estuar në Morinë
Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë rys’hfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje.
Në një episode të përgjimeve të SPAK, protagoniste është edhe artistja Zajmina Vasjari.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Për të kaluar doganën me fëmijë të mitur duhet të kesh një prokurë nga prindi tjetër, por me ndihmë të policëve të korruptuar, kjo u bë krejt e thjeshtë për këngëtaren, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
Në dosjen e Prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Whatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laertit Sulos me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari.
Laert Sulo Polici: Kur do kthehet?
Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…
Tani: ‘Renxh Rover’ ‘AA001UD’…
Laerti: Ok.
Menjëherë më pas, ora 11:00, Laert Sulo ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….
Emiltoni: Jepi nr. tim
Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë Emilton Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.