Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, bëri të ditur që po punojnë për hapjen e karantinës së parë e cila do të jetë jashtë Prishtinës.
“Do të kemi karantinën e parë gati, kemi opsione të tjera jashtë Prishtinës, kjo masë do të vlejë vetëm për personat që vijnë nga jashtë vendit të cilët paraqesin rrezik potencial”, tha Vitia.
Vitia deklaroi që numri i shtretërve është rritur për 100, por që po punojnë të rrisin edhe më shumë për personat që eventualisht mund të infektohen me koronavirus.
Ai gjithashtu tha se deri më tani kanë regjistruar vetëm dje rreth 150 vullnetarë që do të shërbejnë për të ndihmuar stafin mjekësor.