Mesa duket Getinjo është gati të fillojë një lidhje të re pasi përmes një postimi të bërë në profilin e tij në “Tik Tok”, është gëzuar në momentin që një prej filtrave të këtij aplikacioni, ka parashikuar se gjatë vitit 2024 reperi do të fejohet.
Ndërkohë që aplikacioni e parashikon se do fejohet, reperi shprehet: “Hajde more Zot, inshallah”.
Vivien, ish e dashura e reperit, rrefeu në një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku zbuloi se arsyeja e ndarjes së saj nga partneri ishte varësia e tij nga bixhozi.
Në atë kohë, Vivien tregoi gjithashtu ajo dhe familja e tij kanë bërë të pamundurën për ta ndihmuar që ai të heqë dorë nga ky ves, duke shtuar se edhe vet ai është i vetëdijshëm për këtë gabim.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi, Getinjo ka treguar se ka hequr dorë nga kumari, pasi sipas tij ia ka nxjerrë fundin