Një lajm emocionues për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, pasi prodhimi ka filluar zyrtarisht në Sezonin 2 të House of the Dragon. I zhvillua 200 vjet përpara ngjarjeve të Game of Thrones, seriali ndjek historinë e House Targaryen, siç përshkruhet në Fire & Blood të George RR Martin, raporton ‘Marca‘.
Ryan Condal , bashkë-krijues, drejtues i shfaqjes dhe producent ekzekutiv i House of the Dragon , shprehu entuziazmin e tij për rikthimin e shfaqjes, duke thënë: “Ne jemi të emocionuar që do të xhirojmë përsëri me anëtarët e familjes sonë origjinale, si dhe me talente të reja”