Pas 16 vjetësh, për herë të parë e ardhmja e Lionel Messit të Barcelona vihet në dyshim.
Kapiteni i katalonasve ka dalë hapur kundër Eric Abidalit, pasi ky i fundit kishte një kritikë për lojtarët, që nuk stërviteshin mirë me Valverden.
Ylli argjentinas ia ka kumtuar klubit se duhet të zgjedhë midis tij ose Abidalit, ndërsa Bartomeo ende nuk ka reflektuar.
Futbollisti më i mirë në histori të Barcelonës, ka edhe një vit e gjysmë kontratë dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë, të paktën me këto kushte.
Messi është pjesë e Barcës që nga viti 2001, derisa me skuadrën e parë debutoi më 2004.
Skuadrat me të ardhura të mëdha tashmë, kanë filluar të mendojnë për një goditje të mundshme. /IO/