Festivali “Sunny Hill” në Tiranë që u diskutua jo vetëm për organizatoren Dua Lipa që nuk këndoi por edhe për provokimet ndaj ish të persekutuarve shqiptarë me shfaqjen e flamurit me shqiponjë dhe me yllin komunist në ekranin e skenës duket se u njollos rëndë nga një sherr banal mes disa mysafirëve VIP dhe artistëve që performuan në skenë.
Të pranishëm në një nga tre zonat VIP rrëfyen për Kryefjala.com se sherri me grushta, shishe dhe gota plasi pikërisht në zonën ku Dukagjin Lipa kishte sistemuar njerëz të biznesit dhe ministra mes tyre Ministren e Kulturës Elva Margariti, Delina Ibrahimi Ministre Financave, por edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxe. Një skenë që as në klubet më të rëndomta të tallavasë ndodhi aty ku paramendohej se ishin “ajka” e mysafireve të “Sunny Hill”.