Victoria Beckham ka thyer këmbën pasi është rrëzuar gjatë një stërvitjeje. Këtë e ka bërë të ditur ish-ylli i futbollit, David Beckham, i cili ka postuar një foto të këmbës së bashkëshortes së tij.
“Mesa duket incidenti i vogël i gruas sime në palestër ishte një thyerje e pastër”, ka shkruar David krahas fotos që ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instastory”.
