Mbi 100 vëzhgues nga BE-ja sot do të shpërndahen në terren për të siguruar një proces të lirë zgjedhor.
Nathalie Loiseau, Shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën 2025, sot do të jap deklaratë për media.
Ndryshe Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, e cila zyrtarisht ka nisur misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, shprehu mbështetjen e BE-së për Kosovën, për të fuqizuar më tej qeverisjen demokratike.
“Pritjet janë të mëdha sidomos pasi këto zgjedhje do të zhvillohen me ligjin e ri” tha ajo dje për RTK-në.
Ndryshe vëzhguesit afatgjatë të BE-së janë nga 18 shtete, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën. Misioni do të përforcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, nga një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian dhe 36 diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra, të akredituar në Kosovë deri në përfundim të procesit zgjedhor.