Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.
Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se veturë është ndarë në dysh.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.
Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës./

