Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Korishë të Prizrenit, ku kanë qenë të përfshira një automjet me targa vendore dhe një biçikletë, ku ishin dy fëmijë.
Njëri prej fëmijëve është dërguar në Repartin Ortopedit në Prizren, ndërsa tjetri në QKUK.
Viktima që ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka vdekur pas mesnate.
“AKSID’ENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE- Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksi’dent trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-vik’timat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 vikt’tima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.”