Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha.
LEXO EDHE: Haraqija: 1999-2000 kam ecë me pancir, nana e gruja tanë natën t’u…
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj.
Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve
nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem
dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë
hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa
e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte
si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”.