Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se sot prej orë 10:00, do të fillojë me numërimin e votave të ardhura përmes postës nga ana e diasporës, përcjell in7.
Mbi 15 mijë zarfe me vota nga diaspora kanë ardhur në KQZ nga diaspora e Kosovës, kryesisht nga vendet e Evropës.
Numërimi i këtyre votave nuk pritet të ndryshojnë diçka në rezultatin apo fituesin e zgjedhjeve, por mund të bëjnë dallimin sa i përket numrit të deputetëve nëse diferenca mes partive është e vogël.
Zyrtarët e Vetëvendosjes thonë se presin që rezultati fitues i tyre, të thellohet ende më shumë nga votat e panumëruara të diasporës, pasi sipas tyre, rreth 80% e këtyre votave janë të votuesve të VV-së. Këto shifra nga ky subjekt politik i bazojnë tek të dhënat e tyre nga organet partiake në diasporë.