Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.
Nga votat që janë numëruar në tavolinën numër 7, rezultati është si vijon:
- Vetëvendosje 75 vota
- PDK-ja 20 vota
- AAK – PSD 22 vota
- LDK-ja 22 vota dhe
- NISMA 16 vota
Ndryshe, numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. /Infoline-news