Një vetaksident ka ndodhur në Zallq të Istogut, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova.