Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Veternik, konkretisht në rrugën Ferizaj – Prishitnë.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha ajo.