Veshka që i dhuroi nëna pushoi së funksionuari, kështu u nda nga jeta këngëtari shqiptar
Ylber Aliu është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Mësohet se këngëtari nga Maqedonia e Veriut, po trajtohej me dializë.
Disa vite më parë veshka e tij i doli jashtë funksionit ndaj e ëma i dhuroi veshkën e saj për t’i shpëtuar jetën.
Mësohet se prej muajit prill të vitit të kaluar ai po të trajtohej në spitale, pasi për fat të keq, edhe veshka që i dhuroi nëna e tij, pushoi së funksionuari. Këngëtari ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.