Taylor Swift u shfaq në ceremoninë e 67-të të çmimeve “Grammy” me një fustan të kuq dhe fansat janë të bindur se kanë zbuluar një “kuptim të fshehur” pas zgjedhjes së veshjes së saj.
Gjegjësisht, ylli i estradës botërore u shfaq e vetme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe me të nuk ishte i dashuri i saj Travis Kelce, ylli i NFL-së me të cilin është në lidhje që nga viti 2023.
Swift ka pozuar në tapetin e kuq me një fustan të shkurtër të kuq Vivienne Westwood me detaje të kuqe.
Kombinimin e ka kompletuar me buzëkuq dhe vathë në të njëjtën ngjyrë, ndërsa shumë njerëzve i kanë rënë në sy edhe një unazë e madhe.