Vesa Luma tregon se pse zgjodhi të jetojë në Zelandë të Re
Këngëtarja shqiptare Vesa Luma, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Oqeaninë e largët, ajo zgjodhi Zelandën e Re si vendbanim të përhershëm, së bashku me bashkëshortin, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.
Duke u larguar nga jeta artistike në Kosovë drejt kontinentit të largët, Vesa shpesh është përballur me pyetjen se pse zgjodhi të largohej për atje.
Ajo ka publikuar së fundmi për fansat e saj në TikTok dhe Instagram disa video, ku shihet duke shijuar kënaqësinë një park paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë.
“Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Amanet” në mbishkrimin e një prej videove