Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka pak kohë që është kthyer me bashkëshortin dhe djalin e saj nga Zelanda e Re në Shqipëri.
Çifti i cili në vitin 2017 ishin larguar për në kontinentin oqeanik, kanë bërë të ditur tashmë se janë kthyer në shtetin amë për një kohë të pacaktuar.
E deri sa po ndodhen këtu, Vesa po e shijon mundësinë që të kalojë disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.
Ajo madje së fundmi ka publikuar mes të tjerash edhe një fotografi me bikini, në të cilën ka pozuar e veshur me një kostum larjeje të bardhë.