Vesa Luma në përkrahje të komunitetit LG’BTQ+
Projektkodi Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë nuk ka kaluar ditën e djeshme (e mërkurë) në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
29 deputetë ishin kundër, 28 pro dhe katër deputetë kanë abstenuar
Duke marrë parasysh që këto ditë ishte temë diskutimi, ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma.
Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së saj “I ndaluar” në InstaStory, nëpërmjet të cilës thotë se ishte ndër të vetmet që e ka ndarë me botën shqiptare përkrahjen ndaj komunitetit LGB’TQ+.
I cilësuar si projekt që ka thyer tabutë, Luma shtoi: Çfarë t’i bëjmë deputetëve tanë. Përndryshe shumë krenare që kisha guximin (e mbase isha e vetmja) që ta ndajë me botën shqiptare përkrahjen ndaj komunitetit LGB’TQ+.
Kënga ishte e punuar nga bashkëshorti i këngëtares, Big Basta, dhe trajtonte temën e një dashurie të ndaluar, pavarësisht gjinisë.