Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe është kthyer së fundmi për pushime me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, nga Zelanda e Re për disa ditë pushimi në Shqipëri.
Ajo ka qenë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka folur për jetën e saj të re në Zelandë.
Këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” ka folur hapur publikisht për katër vitet e fundit të jetës, për lidhjen e fortë me Big Bastën dhe sa inkurajues dhe shok i mirë ka qenë ai për të në rrugëtimin e tyre bashkëshortor.