Disa lumenj në Evropën Qendrore dolën nga shtrati të hënën, duke shkaktuar përmbytje që vranë të paktën 10 njerëz nga Polonia në Rumani, me shumë qytete që u prekën nga përmbytjet pas shiut të dendur.
Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë u goditën rëndë gjatë fundjavës. Disa ura u shembën dhe shtëpitë u shkatërruan, ndërsa fshatra e qytete në Rumaninë lindore u zhytën në ujë.
Qeveria austriake e ka shpallur të gjithë provincën e Austrisë së Poshtme të prekur nga përmbytjet, rreth kryeqytetit Vjenë dhe në kufirin me Republikën Çeke, zonë fatkeqësie.
Një zëdhënës i stacionit të zjarrfikësve tha të hënën në mëngjes se situata ishte e qetë gjatë natës.
Megjithatë, deri të martën në vend priten deri në 60 litra shi për metër katror, tha një zyrtar shtetëror.

Meteorologët e televizionit publik ORF kanë parashikuar edhe më shumë reshje në pjesë të caktuara të Austrisë si Tiroli dhe pjesa lindore e vendit.
Disa qindra njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në Austrinë e Poshtme, sipas shërbimeve zjarrfikëse. Një zjarrfikës humbi jetën të dielën teksa pomponte ujin nga një bodrum.