Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.
Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën.
Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.