Sipas raportit të fundit të ardhurat e punëtorëve nȅ Gjarmani janë rritur nga viti nȅ vit.
Agjencia Federale e Punësimit (Bundesagentur für Arbeit – BA) në Gjermani ka bërë të ditur se 3% janë rritur pagat në krahasim me vitin 2017 dhe 2018.
Shteti i Gjermanisë ka publikuar ditë më parë një raport sipas së cilës të ardhurat mesatare të punëtorëve gjerman nȅ vitin 2018 ishin ishin 3209 euro në muaj, ndërsa nȅ vitin 2019 u rritën nȅ 3304 euro në muaj, për punëtorët e jashtëm, shkruan infoline-news.
Po ashtu, Ambasada e Gjermanisë nȅ Prishtinë brenda njȅ viti ka bërë të ditur se ka lȅshuar 13 mijë viza pune pȅr kosovarët.
Nga ana tjetër Këshilli Federal nȅ Gjermani ka trajtuar paketën e emigracionit. Nȅ qershor të 2019 ligji për emigracionin e fuqisë puntore u miratua në parlamentin gjerman. Qeveria e kancelares Angela Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar dhe pritet që në vitin 2020 të dalin në fuqi.