Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu ka konfirmuar se shkollat serbe do të zbatojnë vendimin e qeverisë “Kurti” për ndërprerjen e mësimit, për shkak të koronavirusit.
Ndonëse një gjë e tillë ka hyrë në fuqi prej sot, Veliu konfirmoi se ka biseduar me akterët të ndryshëm për t’i bindur serbët që të marrin parasysh vendimet shtetërore.
“Unë sot e kam takuar Dalibor Jevtiq (ministri i Srpska-s) me të cilin kam biseduar për zbatimin e vendimit që është marrë dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Mendojë se nuk do të ketë nevojë që të dërgohen forcat policore në shkollat serbe. Kam biseduar me drejtorin e policisë. Prej nesër shkollat nuk do të punojnë”, ka thënë ai në mbledhje të qeverisë.