Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë bërë bashkë pas dy vitesh që njoftuan ndarjen nga njëri-tjetri.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në ‘podcast’ të blogeres së njohur shqiptare, “The talk”
Në ‘trailer’-in e publikuar në YouTube, dyshja flasin se përse nuk funksionoi martesa e tyre.
“Pse nuk na ka funksionuar martesa Blerim?”, ka qenë pyetja që biondja ia drejtoi këngëtarit.
Ai në ndërkohë nuk hezitoi që të përgjigjet: “Veç je zhdukur prej jetës time”.

E njëjta dëgjohet tutje duke thënë: “Një çift nuk martohet për me u nda. Martohet për një qëllim, me qenë bashkë përgjithmonë”.

Artisti nga ana tjetër shtoi: “Në 20 vite karrierë kjo është intervista ime më personalja”.

Kjo ishte martesa e dytë e Bleros, pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi.