Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.
Njëri nga ta, një grua e moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Prizrenit, pasi gjendja e saj ishte e rëndë.
Raportohet se vikt’tima është nga komuna e Ferizajt.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga vikt’imat, femer , 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.