Lepurushja e Playboy Ariane Bellamar ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëshorti i saj. Ish-burri ka nisur një fushatë në GoFundMe për të kërkuar ndihmë në mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
Ajo është e njohur për skandalin e vitit 2017 kur akuzoi aktorin fitues të çmimit Emmy, Jeremy Piven , përmes një sërë postimesh në Twitter, për sjellje të papërshtatshme në xhirimet e Entourage në rezidencën Playboy./I