Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturave muajin e kaluar në Komoran, ka vdekur dje në QKUK.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndi’ime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 vik’tima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktim’es është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.