Ka ndërruar jetë një 60 vjeçar i cili të dielën ishte goditur nga një veturë në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore për të cilat ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.