Olivia Hussey, e njohur për rolin e Xhulietës në dramën klasike të Franco Zeffirelli të vitit 1968 “Romeo dhe Zhulieta”, ka vdekur në moshen 73- vjeçe, të premtën me 27 dhjetor.
Aktorja ndërroi jetë të premten në shtëpinë e saj e rrethuar nga familja, sipas një postimi të gjatë në faqen e saj në Instagram, por shkaku i vdekjes së saj nuk u zbulua.
Vdekjen e saj e kanë njoftuar përmes një postimi në instagram ku shkruhet se “Olivia ishte një person i jashtëzakonshëm, ngrohtësia, mençuria dhe mirësia e pastër e së cilës preku jetën e të gjithë atyre që e njihnin”, shkruan TMZ.
Hussey fitoi një Golden Globe për portretizimin e saj të Juliet në vetëm 15 vjeç në filmin fitues të Oskarit përballë Leonard Whiting që portretizoi Romeon.