Ka vdekur edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës.
Së bashku me shokun e tij, 16 vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur. Për pasojë ndërroi jetë në vend 16 vjeçari ndërsa 14 vjeçari ishte në gjendje të rënde në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte.
Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.