Emilie Kiser ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme.
Djali trevjeçar i influencerës së njohur, Trigg, fatkeqësisht ka vdekur pasi ra në një pishinë javën e kaluar në Arizona, konfirmoi policia për People, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, trevjeçari Trigg u shtrua në spital pasi autoritetet iu përgjigjën një thirrjeje për mbytje më 12 maj. Ata kryen CPR derisa zjarrfikësit arritën dhe morën kujdesin mjekësor.
Ai ndërroi jetë më 18 maj.
“Hetimi për rrethanat e këtij incidenti mbetet në vazhdim. Për respekt të privatësisë së familjes, ne nuk do të japim detaje shtesë derisa hetimi të mbyllet”, përfundon deklarata e policisë,.