Bodybuilder-ja e njohur nga Brazili, Cintia Goldani, raportohet se vdiq nga komplikacionet e bllokimit të venave të gjakut, disa javë para kompeticionit të radhës në bodybuilding.
Ajo nuk kishte qenë e sëmurë më parë, raporton DailyStar.
Ajo u nda nga jeta në moshën 36 vjeçare, duke shtangur të dashurin e saj, miqtë e familjarët, pa shfaqur ndonjëherë probleme shëndetësore.
“Me dhimbje e trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të atletes Cintia Goldani, nga komplikacionet e një tromboze dhe pneumonie,” thuhej në mesazhin në llogarinë e të ndjerës në Instagram, pa shpjeguar se cili ishte shkaku i gjendjes së saj të papritur.