Vatra në hyrje të Kalimashit akoma jo e fikur: Zjarrfikësit në gatishmëri
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë në hyrje të tunelit të Kalimashit në qarkun e Kukësit. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll qysh nga mbrëmja e djeshme, ndërsa sot vihen re vetëm njolla të vogla zjarri në zonë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre me gjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore. Në këtë zonë janë angazhuar nga forca nga bashkia Kukës, nga aeroporti i Kukësit, nga Bashkia e Shkodrës, si dhe forca të shumta nga Kosova.
Në terren janë të pranishme disa zjarrfikëse së bashku me punonjës zjarrfikësit, të cilët janë në gatishmëri të situatës.
Nga ana tjetër, në qarkun e Kukësit, forcat zjarrfikëse të të dyja vendeve janë duke luf tuar me vatra të tjera zjarri të cilat paraqesin vështirësi edhe për shkak të terrenit ku ndodhen.