Atmosfera në shtëpinë më të famshme ishte elektrizuese gjatë festës së vajzave me pizhame, ku Loredana dhe Jozi u shndërruan në protagonistët kryesorë të mbrëmjes.
Dyshja dhuroi një performancë plot pasion dhe energji, duke vallëzuar për njëri-tjetrin në suitë dhe duke sjellë momente argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Banorët që po shijonin mbrëmjen u argëtuan pafund me skenat që po ndodhnin para syve të tyre, ndërsa Loredana dhe Jozi treguan se dinë si të krijojnë ‘show’ dhe të bëjnë atmosferën edhe më të këndshme.

Me lëvizje provokuese dhe plot humor, ata shkaktuan të qeshura të shumta në shtëpi, duke i dhënë një tjetër dimension festës.