Profesori dhe shkrimtari Milazim Krasniqi ka treguar se sot ka pasur një nga takimet më emocionuese në jetën e tij.
Ai thotë se ka takuar vajzën me emrin Tringa Kastratin, të cilën e kishte paraqitur në poezinë e tij “Fati i një vajze”.
Tringa ishte vajza e cila gjatë kohës së lu tës ishte 7-muajshe, dhe të cilën kr iminelët serbë, pasi e kishin zhv eshur në djep dhe e kishin parë që është vajzë, nuk e kishin vr arë.
“Sot sapo hymë me Ediben në barnatoren “Kastrati”, ajo m’u afrua dhe më tha se ishte ajo vajza të cilën e kam paraqitur në poezinë time “Fati i një vajze.” Gjithë trupin ma përshkuan mornica! Në këtë poezi kam paraqitur fatin e një vajze shtatëmuajshe të familjes Kastrati, nga Fusha e Pejës, të cilën kri minelët serbë, pasi e kishin zhv eshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vr arë, ndërsa meshkujt e familjes së saj, Sokolin, Xhaferin,Valdetin, Adrianin dhe Albanin bashkë me nikoqirin e tyre, Hasan Muratagiqin, i kishin ekz ekutuar”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai ka publikuar edhe poezinë “Fati i një vajze” e cila i kushtohet Tringa Kastratit.