Postimi i fundit i Shqipe Hysenaj ku thotë se dy konkurrentët e “Perputhen” njiheshin kohë më parë para hyrjes në program bëri bujë në media.
Shqipja ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo thotë se është Tea, ku kjo e fundit shfaqet duke e puthur në faqe, që nëse rezulton të jetë e vërtetë nënkupton se ata njiheshin prej kohësh, gjë që bie në kundërshtim me rregullat e programit.
LEXO EDHE: Labi sjell këngë me Endrit Ademin
Por e vërteta nuk duket të qëndrojë kështu siç tha konkurrentja e përjashtuar tashmë nga formati, Shqipja.
Një kërkim i shpejtë në profilin e Andit në Facebook, verifikohet se këtë foto Shqipja e ka marrë nga profili i tij.
Foto është shkrepur në prill të vitit 2016 në Mainnhem të Gjermanisë.
Me të njëjtën vajzë ai ka pozuar edhe një tjetër foto të publikuar në mars të 2016-tës, ku shihen në një dyqan dhe Frensi mban në dorë një arush pelushi.
Pas postimit të Shqipes, nuk ka vonuar edhe reagimi i vetë autores së programit, Olsa Mehmeti, e cila ironizon me Shqipen duke thënë këto fjalë: