Vajza! Këto stile veshjesh do të bëjnë namin këtë pranverë!
Shumë pak ditë na ndajnë nga ardhja zyrtarisht e pranverës.
Kështu që Infoline News po ju sjell disa veshje pune pranverore për t’ju frymëzuar dhe motivuar. Dhe nëse nuk ju frymëzojnë, të paktën do të dukeni bukur ndërsa shtyni kohën!
Janë idealet për ndonjë prezantim pune ose për një drekë. Mos harroni t’i shtoni dhe ndonjë aksesor elegant.
Por pavarësisht situatës në të cilën ndodheni, punë, shkollë, shtëpi, kafe ndryshimi i stinëve është gjithmonë një justifikim i mirë për të bërë pazar dhe për ta mbushur gardërobën me veshje të reja.
Por sigurohuni që t’i fusni në një vend të mirë rrobat që do të largoni për të hapur më shumë vend në gardërobë. Asnjëherë nuk ikin nga moda, do të vijë një kohë që do të kthehen në modë prapë se prapë.
Ja ku keni disa ide të këndshme veshjesh për pranverë.
Mos i humbisni!