Vajza e ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nekibe Kelmendi, Kosovare Kelmendi përmes një letre i është drejtuar deputetëve të Kuvendit, lidhur me shkarkimit e nënës së saj nga posti i minstres së Drejtësisë, në kohën kur pushteti ushëhiqej nga koalicioni PDK-LDK në krye me Hashim Thaçin.
Në këtë letër Kelmendi ka thënë se nëna e saj nuk ka dhënë dorëheqje, por është shkarkuar.
“Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte. Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake”, shkruan ndër të tjera Kosovare Kelmendi.