Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëroi ato të lëvizin urgjentisht në drejtim të kufirit me Kosovën.
Kështu ka raportuar para pak minutash gazeta Novosti, e afërt me regjimin e Vuçiqit, transmeton Demokracia.com.
“Vuçiq vendosi për këtë veprim për shkak të dhunës që po ushtron policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”, shkruan kjo gazetë.
Gjithashtu, presidenti i Serbisë kërkoi nga NATO që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve.