Mjekët dhe shkencëtarët po kërkojnë mënyra për të parandaluar demencën tek të moshuarit. Mjekja Kelly Cara nga Universiteti Tufts në SHBA thotë se hapi i parë është ushqimi i duhur.
Ajo thekson se ushqimet që mund të gjejmë në çdo market, qoftë edhe në çdo dyqan, janë veçanërisht të rëndësishme.
“Efekti kumulativ i dietës me kalimin e kohës lidhet me zhvillimin e aftësive tona njohëse”, tha mjekja.
Sipas saj, në perimet e freskëta jeshile gjenden substanca të shëndetshme për trurin. Prandaj, i inkurajon njerëzit që të konsumojnë këto ushqime çdo ditë.
“Perimet e freskëta jeshile ndihmojnë në ruajtjen e një mendjeje të pastër edhe në një moshë të mëvonshme. Truri i të rriturve që hanë një ushqim të tillë do të jetë si ai i një 18-vjeçari,” shpjegoi gjallërisht ajo, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Përveç perimeve, Cara këshillon konsumimin e bishtajoreve dhe fasuleve, frutave të freskëta dhe drithërave.