Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ka bërë një dedikim të veçantë për partnerin e saj në Ditën e të Dashuruarve.
Në një postim në rrjetet sociale, Genta shprehet se dëshiron të jetë përgjithmonë në jetën e bashkëshortit të saj.
“Për burrin tim, ditën kur të njoha ty, gjeta pjesën që më mungonte. Më kompleton dhe me bën njeri më të mirë. Isha pak vonë të jem e para për ty, por dua të jem e fundit. Të dua”, ka shkruar artistja.