Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka miratuar sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Lajmin e bëri të ditur kryesuesi i Senatit të UP-së, Bujar Dugolli, përmes një postimi në Facebook.
“Maturantët që sapo kanë diplomuar dhe të gjithë të interesuarit e tjerë edhe jashtë Kosovës, kanë këtë mundësi të jashtëzakonshme, që rrugën e tyre drejtë karrierës, ta vazhdojnë në ndonjërin nga trembëdhjetë fakultetet tona, që numërojnë dhjetëra programe e specializime”, ka shkruar Dugolli në Facebook.
Dugolli tregoi se sa studentë do të pranohen në Fakultetin e Filozofisë në UP.
“Fakulteti Filozofik, në tetë drejtimet e tij të Akredituara (BA: Histori, Filozofi, Sociologji, Psikologji, Shkenca Politike, Puna sociale, Antropologji kulturore dhe Arkeologji), do të pranojë 620 studentë, 180 studentë ne studimet master- MA dhe 5 studentë në studimet e doktoraturës- PhD, numër ky i miratuar nga Senati i Universitetit, ndërsa mënyra e aplikimit koha dhe vendi, të gjitha do të jenë të detajuara në njoftimin që do të postohet në faqen elektronike të fakultetit tonë sapo të miratohet konkursi nga MASHT”, shtoi ai.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
https://www.facebook.com/bujar.dugolli/posts/10222437503063044